PSG prezanton trajneri e ri

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettinon.
Nën drejtimin e tij, Paris Saint-Germain fitoi titullin në vitin 2020, Kupën e Francës 2021 dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij, prillin e kaluar.
Një orë pas shkarkimit. Al Khelaifi ka thirrur konferencë për media për të prezantuar trajnerin e ri.

Christophe Galtier është prezantuar si trajner i ri i PSG-së. Ish trajneri i Saint Ettiene, Lille e Nice do të udhëheqë skuadrën e Messit e Mbappes në edicionin e ardhshëm./Indeksonline/