75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / FR

PSG – Seattle Sounders, formacionet zyrtare

Seattle Sounders përballet me Paris Saint-Germain sonte nga ora 21:00, duke ditur se fushata e tyre në Kupën e Botës për Klube ka të ngjarë të përfundojë në fazën e grupeve.

Matematikisht, Sounders janë ende gjallë. Realisht, gjasat që ata të mposhtin PSG-në me tre gola diferencë dhe më pas Botafogo të mposhtë Atletico Madridin janë jashtëzakonisht të ulëta.

Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Ja përbërjet:

PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Kvaratskhelia, Mayulu.

SEATTLE SOUNDERS XI: Frei; A.Roldán, Bell, Ragen, Nouhou; C.Roldán, Vargas; Rothrock, Rusnak, Kent; Ferreira.