PSG siguron blerjen 60 milionëshe

Paris Saint-Germaini do të nënshkruajë me Manuel Ugarten nga Sporting Lisbona për rreth 60 milionë euro.
Ugarte është tashmë në Paris për testet mjekësore, dhe pasi t’i përfundoj do ta nënshkruajë kontratën si lojtar i PSG-së.
PSG-ja e ka paguar klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurove, teksa Chelsea u largua nga gara të dielën dhe kështu drejtori sportiv Luis Campos e mbylli marrëveshjen.
Ugarte do të nënshkruajë kontratë deri më 2028 – edhe Jorge Mendes ishte gjithashtu i përfshirë.
