10:09 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

PSG synon blerjen e trajnerit të madh nga Premierliga

Paris Saint-Germain do të mundohet ta bindë Jose Mourinho ta lë Manchester United të kalojë në kryeqytetin francez në fund të edicionit.

Megjithatë, thuhet se United është duke bërë gati një ofertë për zgjatje kontrate, për teknikun që është në vitin e dytë të akordit trevjeçar,

Vet portugezi ka thënë se nuk e mendon largimin nga Old Trafford, por nëse Unai Emery dështon në Ligën e Kampionëve, Mourinho do të kthehet në prioritet të francezëve.