75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 25 Maj 2023 / Gj. Sh

PSG synon Luis Enriquen si trajner të ri

Skuadra e PSG-së ka nisur të mëndoj për trajnerin e ri.

”Le Parisien” raporton se drejtuesit e skuadrës parisiene po synojnë Luis Enriquen si zëvendësues të Christophe Galtier, transmeton IndeksOnline.

Tekniku spanjoll është në krye të listës së PSG-së, së bashku me dy emra të tjerë të cilët nuk janë bërë ende të ditur.

Galtier ka edhe një vit kontrat me PSG-në, por pritet të largohet nga klubi pasi nuk përmbushi objektivat e sezonit.

Luis Enrique pritet të rikthehet në pankinë pas largimit nga kombëtarja e Spanjës.

Ai gjatë karrieres së tij ka drejtuar edhe skuadrat si Roma, Celta Vigo dhe Barcelonën, me të cilën arriti ta fitonte edhe Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/