PSG të mahnitur nga forma fizike e Sergio Ramosit

PSG thuhet se janë të mahnitur nga forma fizike e Serfio Ramos pasi ai përfundoi kontrollet mjekësore te gjiganti francez.
Mbrojtësi legjendar u largua nga Real Madrid pas 16 vitesh të kaluara në “Santiago Bernabeu” pasi skadoi kontrata e tij, shkruan Indeksonline.
PSG fitoi garën për katër herë fituesin e Ligës së Kampionëve pasi për të ishin të interesuar edhe Manchester United dhe Chelsea.
Ramos u fotografua në terrenin e PSG-së të mërkurën pasdite dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar që lojtari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin e Pochettinos.
Sipas “RMC Sport”, stafi mjekësor i PSG-së nuk mund të besonte për fizikun e tij në krahasim me moshën që ka.
Ramos në anën tjetër kishte thënë se nuk kishte bërë plan të largohet por gjendja që shkaktoi pandemia ishte e papërballueshme. /IndeksOnline/
