PSG titullin e kampionit ia dedikon stafit shëndetësor

Pas njoftimit zyrtar që PSG do të jetë kampion i ligës franceze, klubi ka lëshuar një komunikat.
Klubi francez ka thënë që titullin e fituar ata ia kanë kushtuar stafit shëndetësor që po përballen në vijën e parë me koronavirusin, transmeton IndeksOnline.
Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi tha “Dëshirojmë t’ia kushtojmë këtë titull kampionit të Francës në Ligue 1 2019-2020 të gjithë stafit të kujdesit shëndetësor dhe heronjve të tjerë”.
“Ne i kuptojmë, respektojmë dhe mbështesim vendimet e marra nga qeveria franceze për të ndaluar kampionatin. Shëndeti, siç ka thënë qeveria gjithmonë, duhet të jetë përparësia jonë.” tha ai.
Ky është tituli i 9-të i kampionatit të Francës, për skuadrën e Paris-Saint Germain./IndeksOnline/.