PSG triumfon bindshëm, Neymar shënon sërish
Paris Saint-Germain ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Angersit duke e mposhtur me rezultat bindës 4:0.
Ishte fillimisht Pablo Sarabia i cili shfrytëzoi asistimin e Ander Herreras për ta kaluar PSG-në në epërsi,
Sarabia ishte protagonist edhe në dy golat tjerë duke asistuar fillimisht për Icardin në minutën e 37-të, e më pas edhe për Gueye në të 59-tën.
Krejt në fund, në minutën e 90-të, Neymar vulosi fitoren e vendasve./Indeksonline/