23:54 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

PSG triumfon edhe në Kupën e Francës, mposht skuadrën e ligës së tretë (Video)

Paris Saint-Germain ka fituar trofeun e dytë të rëndësishëm këtë sezon.

Pas triumfit në Ligue 1, parisienët triumfuan edhe në finalen e Kupës duke mposhtur skuadrën nga liga e tretë franceze, Les Herbiers.

Skuadra nga kryeqyteti francez në këtë ndeshje fitoi me rezultat 2-0 me golat e Lo Celso dhe Cavanit.

Kjo është hera e 12-të që Paris Saint-Germain shpallet kampion i Kupës së Francës duke qenë skuadra më e trofeshme. /IndeksOnline/