75 Mall Live Search
16:56 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

PSG zyrtarizon talentin brazilian

Vjen zyrtarizmi. PSG ka njoftuar tifozët për blerjen e Gabriel Moscardos nga Corinthians për një shumë rreth 22 mln euro. 18-vjeçari luan si mesfushor dhe në Brazil cilësohet si një talent i rrallë.

Moscardo ka firmosur deri në 2028 me kampionët e Francës, me të cilët do të nisë të luajë vetëm në verë pasi sezonin aktual do e mbyllë tek ekipi i popullit, siç quhet Corinthians, skuadra nga Sao Paulo.

Pavarësisht moshës së re, Moscardo debutoi me kombëtaren U23 të Brazilit gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Adoleshenti nuk e fshehu gëzimin e tij të madh për hedhjen e këtij hapi në karrierë.

Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain. Kjo është një nga ditët më të bukura të jetës sime. Mezi pres t’i bashkohem skuadrës dhe të takoj ekipin dhe stafin stërvitor.

Shpresoj të fitoj sa më shumë trofe te PSG dhe t’i bëj të lumtur tifozët“, deklaroi mesfushori brazilian pasi firmosi kontratën me klubin kryeqytetas.