07:11 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Psikologët sugjerojnë personat që mundohen por nuk ia arrijnë dot qëllimeve të tyre

Sipas studimeve, 92% e njerëzve nuk arrijnë qëllimet e tyre. Por në të njëjtën kohë, ka shumë shembuj të njerëzve që arritën të bëheshin të suksesshëm dhe shpesh dëgjojmë për to. Sekreti i suksesit të tyre është në aftësinë për të vendosur qëllime të qarta. Janë qëllimet e sakta dhe të qarta që janë hapi i parë drejt suksesit. Në fakt, nuk është e vështirë për ta bërë këtë. Ka metoda të veçanta që secili prej nesh, i cili dëshiron të jetë i suksesshëm, duhet të dijë:

1.Të arrish qëllimin në një mënyrë të zgjuar: P.sh nqs vendosni qëllim të humbisni peshë dhe nuk e arrini asnjëherë kjo është sepse kurrë nuk kënaqeni. Duhet të tregoheni pak më të zgjuar. Qëllimi juaj duhet të jet I saktë ndaj dhe vendosni numër peshës që duhet të hiqni.

2.Vendosja e një qëllimi me anë të pyetjeve. Kjo metodë është vendosur nga psikologët dhe pyetjet janë: Cfarë dua të arrij?, Si do ta arrij këtë gjë?, Kur do mund ta arrij?, Kush mund të më ndihmoj në këtë qëllim? Çfarë do të ndodhi pasi ta arrij atë që dua? Për shembull: kur vendosim të mësojmë një gjuhë të huaj e arrijmë duke u futur në një kurs, kursi ka disa etapa të caktuara kështu që koha është e përcaktuar, ndihmesën ta japin mësuesit, dhe pasi gjithë studimit qëllimi është të shkojmë në vendin që flitet ajo gjuhë.

3.Këto janë tre karakteristikat që dallohen tek njerëzit e suksesshem: Mënyra pozitive që reagojnë ndaj një humbjeje( provojnë përsëri dhe nuk dorëzohen), Nuk e humbasin në asnjë mënyrë besimin që neë fund do ta arrijnë atë që duan, mënyra e vecantë e të menduarit dhe pas arritjes së qëllimit( vazhdojnë punojnë për një qëllim të ri)