15:35 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

PSRK mohon lajmin për lirimin e kryetarit të “Dardanëve”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) përmes një njoftimi ka mohuar lajmin që ka të bëjë me lirimin e kryetarit të tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Vet i pandehuri ka bërë këtë njoftim përmes rrjetit të tij social në Facebook ku ka shkruar: “Pas 5 muajve në arrest, sot prokurori vendosi t’më liroj nga akuza për të cilën akuzohesha. Drejtsia vonon, por nuk gabon. Një falenderim i madh shkon për avokatët Fanol Krasniqi dhe Nasuf Hasani.”

Megjithatë PSRK ka sqaruar se personi në fjalë është në procedurë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, si dhe, është nën masën e lajmërimit në stacionin policorë.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat që mos të publikojnë shkrime të pavërtetuara nga sistemi prokurorial i Kosovës, kur ka të bëj me punën e prokurorëve, pasi që, shkrimet e tilla janë tendencioze dhe mund të dëmtojnë integritetin e prokurorëve” thuhet mes tjerash në sqarimin e PSRK. /IndeksOnline/