75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

PSV-ja shkarkon Van Bommelin, kishte ecuri “katastrofale”

Humbja e djeshme me Feynordin me rezultatin 3-1 i ka kushtuar vendin e punës trajnerit të PSV-së, Mark van Bommel.

Tekniku u shkarkua nga drejtuesit pas disfatës së radhës. Ecuria e tij në ndeshjet e fundit ishte skandaloze, pasi Bommeli ka vetëm 2 fitore në 12 ndeshjet e fundit, duke u larguar nga objektivat sezonal.

Menaxhari kryesor, Toon Gerbarnds, ka folur lidhur me shkarkimin e ish-lojtarit të Milanit.

“PSV-ja mundohet gjithmonë t’u ndihmojë të gjithëve. E provuam me të gjitha mënyrat të dilnim nga kjo krizë, por nuk ia dolëm dot. Fatkeqësisht nuk funksionoi asgjë”, tha ai.

Mark van Bommel e mori drejtimin e skuadrës së PSV-së në qershorin e 2018 dhe pas një sezoni në krye largohet nga skuadra e tij.

“Luftëtari” duket se nuk do të ketë një karrierë të lehtë sportive. Drejtimi i PSV-së ishte i pari në rolin e trajnerit kryesor të një ekipi. Si teknik i parë kishte provuar të drejtonte vetëm PSV-në U-19.