PSV-Sporting ndahen në paqe

PSV dhe Sporting janë ndarë në paqe në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, me PSV-në që shënoi që në pjesën e parë.
Ishte Jerdy Schouten ai që tundi rrjetën e Sportingut në minutën e 15-të, raporton IndeksOnline.
Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, pavarësisht se të dy ekipet krijuan raste për të shënuar.
Golin nuk po e gjenin dot asnjëra prej tyre as në pjesën e dytë.
Atmosferën e zjarrtë e ringjalli Sportignu në minutën e 84-të, me një gol të Daniel Braganca, i cili i nxori ekipit të tij një barazim mëse të nevojshëm.
Në xhiron e radhës, PSV udhëton drejt Parisit, ku e pret PSG-ja, ndërkaq Sportingu do të jetë mysafir i SK Sturm Graz./IndeksOnlin/