75 Mall Live Search
22:33 / E Enjte, 04 Maj 2023 / Gj. Sh

Ptishtina me dy mungesa të mëdha në ndeshjet e fundit

Prishtina do të ketë dy mungesa të mëdha në ndeshjet e mbetura.

Në njoftimin e klubit thuhet se sezoni për Kreshnik Ukën ka përfunduar pas lëndimit të ligamente të pësuar kohë më parë, transmeton IndeksOnline.

Uka që deri pak javë më parë po kalonte në formë shumë të mirë, do t’i nënshtrohet një operimi me ç’rast nuk do të jetë i gatshëm që t’i shërbejë skuadrën në ndeshjet e mbetura.

Po ashtu në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit, është lënduar edhe futbollisti Bujar Pllana, i cili e ka nxjerrur krahun.

Koha e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore./IndeksOnline/