75 Mall Live Search
10:15 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Publicisti kosovar tregon manipulimin e Lulëzim Bashës me shifrat e zgjedhjeve në Shqipëri

Publicisti i njohur kosovar, Shkëlzën Maliqi ka publikuar një artikull rreth zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri.

Sipas tij, Partia Socialiste edhe kësaj here e dëshmoi se votuesin e ka më besnik, duke krahasur me PD-në dhe LSI-në.

Ndërsa deklarat e Lulzim Bashës për gjoja se 85% e popullit ka “goditur” me mospjemarrje në zgjedhje, sipas Maliqit, janë manipulim me publikun, transmeton Indeksonline

“Basha e di mire se PS-ja është ne nivelet e elektoratit besnik, ndërkaq qe PD dhe LSI as me koalicion nuk kane mundur te dalin fitues. Andaj Bashes mund t’i thuhet: mos gënje me veten dhe opinionin, por reflekto gabimet dhe prano dështimin”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

ZGJEDHJET NE SHQIPERI: Pas çdo zgjedhjeve ne Shqiperi, njesoj edhe ne Kosove, manipulohet me perqindjen e votuesve qe kane dale ne zgjedhje per faktin se ne listat zgjedhore figurojne shume me teper votues se qe jane “rezidente” dhe realisht dalin ne zgjedhje. Kjo per arsye se pjesa dermuse e diaspores nga Shqiperia dhe Kosova figuron ne listat zgjedhore, e kane te drejten e votes, por nuk votojne.

Ne tri zgjedhjet e fundit ne Shqiperi perqindja e daljes krahasuar me totalin e listes ka qene: 2013 (parlamentare) – 53.3 %, 2015 (vendore) – 48 %, 2017 (parlamentare) – 46 %. Nderkaq qe perqindja e perkrahjes reale qe e kane partite politike matet me perqindjet e elektoratit aktiv qe perbehet nga votuesit qe jetojne ne Shqiperi. Kjo eshte arsyeja pse vota e sotme per subjektet qe kane dale ne zgjedhje duhet te jete shume afer elektorateve te tyre besnike. Pasi qe KQZ-ja per sot ka thene se pjesemarrja ne zgjedhje ka qene 21.6 % e votuesve te regjistruar kjo perqindje eshte absolutisht e krahasueshme me perqindjet e PS-ne zgjedhjet e vitit 2013 – 21.7 %, dhe te vitit 2017 = 22.1%, kur PD-ja ka pas ngecje te madhe (2013 = 16 %, 2017 – 13.2 %).

Prezentimi i perqindjeve reale te votes se fituar nga elektorati aktiv, qe edhe shnderrohet ne mandate, krijon figurat me reale te suksesit dhe mossuksesit te partive. Ne kete perllogaritje, raporti PS / PD qendron kesisojit: 2013 – PS 40.8, PD 30.1; 2017 – PS 47.6, PD 28.5.

Lulzim Basha tregohet absolutisht manipulues kur thote se 85 % te votuesve ne Shqiperi jane “deklaruar” kunder Edi Rames dhe PS-se.

Nese kjo do te ishte e vertete, nese ky eshte disponimi i vertete i shqiptareve, atehere na imponohet konkludimi se Basha dhe PD-ja paskan bere gabim kolosal duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet, sepse po te dilnin ne zgjedhje do te merrnin nese jo 85 % atehere 50 % ose 40 % te votes nga totali per ta mposhtur legalisht Edi Ramen dhe PS-ne.

Mirepo, jo, Basha e di mire se PS-ja eshte ne nivelet e elektoratit besnik, nderkaq qe PD dhe LSI as me koalicion nuk kane mundur te dalin fitues. Andaj Bashes mund t’i thuhet: mos genje me veten dhe opinionin,por reflekto gabimet dhe prano deshtimin.