PUBLIKIMI I DOSJEVE, EULEX arrestoi krerët e OVL-UÇK

Forcat speciale të EULEX-it kanë arrestuar gjatë ditës së sotme dy krerët e OVL-UÇK, kryetarin, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.
Arrestimi i tyre erdhi pasi Organizata e tyre publikoi dosjet e Gjykatës Speciale.


Paraqitje publike e këtyre dosjeve është bërë tri herë radhazi, shkruan Indeksonline

Ndryshe, mësohet se nënkryetari Haradinaj, është dërguar nga hetuesit e Dhomave të Specializuara në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.
Në asistim ishte edhe Policia e Kosovës. /Indeksonline/

