23:51 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / MSH

Publikimi i pamjeve të rënda të aksidentit, gruaja e Kobe Bryant kërkon miliona si dëmshpërblim emocional

Pak ditë më parë, në rrjet nisën të shpërndahen fotot e aksidentit të Kobe Bryant dhe autopsia e trupave, që mesa duket s’kanë marrë miratimin e Vanessas për t’u publikuar.

Pamjet e dhimbshme të cilat i kanë parë të gjithë, kanë shqetësuar pamasë partneren e basketbollistit, e cila tashmë kërkon dëmshpërblim për dëmin emocional.

Vanessa ka treguar se ka vazhdimisht atake paniku që kur pamjet u morën dhe u shpërndanë pa leje, ndaj tashmë kërkon miliona dollarë.

“Dilja nga shtëpia dhe vrapoja të shkoja nga ana tjetër e saj vetëm që vajzat e mia të mos më shihnin në atë gjendje. Doja të vrapoja dhe vetëm të ulërisja. Nuk dua t’i shoh kurrë ato pamje. Dua ta kujtoj tim shoq dhe vajzën time siç ishin kur ishin këtu”- ka treguar ajo.