12:51 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Publikohen audiot e thirrjeve, pas rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryantit

Telefonatat kanë qenë të shumta në policinë e Los Angelosit pas rrëzimit të helikoperit të Kobe Bryantit.

Sipas audio xhirimeve të publikuara të hënën nga Departamenti i Zjarreve të Policisë së Los Angelesit të hënën, disa telefonues kishin treguar se e kishin parë ose dëgjuar një aeroplan, duke u rrëzuar rreth orën 9:45 të mëngjesit më 26 janar.

Njëri telefonues kishte qenë duke vrapuar nëpër atë kodër ku u rrëzua helikopteri i Bryantit, Sikorsky S-76, dhe menjëherë e kishte telefonuar policinë, duke e ngatërruar megjithatë helikopterin me një aeroplan.

“Mund ta dëgjoj një aeroplan, duke u rrëzuar, mendoj se ishte për shkak të shtresës së reve”, tha telefonuesi.

“Nuk mund ta shihja, por e dëgjova një goditje dhe pastaj gjithçka ishte e heshtur. Menjëherë pas kësaj fillova të shihja flakët”.

Një tjetër telefonues, që ishte në një market në Agoura Hills, kishte raportuar se një helikopter ishte rrëzuar në një mal.

“Ne e dëgjuam atë dhe tani po i shikojmë flakët”, tha burri, i cili ishte rreth 400 metra larg vendit ku u rrëzua helikopteri.

https://soundcloud.com/justin-boggs-872784466/sets/helicopter-crash-911-calls