Publikohen disa pamje afër bazës amerikane, pas sulmit me raketa nga Irani

Janë publikuar pamjet e para pas sulmit ajror të bazës Al-Asad që është pozicionuar nga Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Irak.
Iranianët kanë goditur me disa raketa në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit, Qassem Soleimani, në Bagdad.
Gazeta e njohur, “Daily Mail” ka pasqyaruar disa pamje të forcave irakiane afër kësaj baze, transmeton Indeksonline



Ndryshe, pas këtij sulmi ka reaguar presidentit Donald Trump, i cili përmes një postimi në Twitter ka thënë se gjithçka është mirë dhe se se shpejti do të japë një deklaratë shtypi.
Trumpi, gjithashtu ua kujtoi kundërshtarëve të tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të fortë në të gjithë botën.


Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se “ky rajon nuk e lejon praninë e SHBA-së dhe se Irani i dha SHBA-së “një shuplakë në fytyrë natën e kaluar”.
“Aksioni ushtarak në këtë mënyrë, nuk është i mjaftueshëm. Ajo që ka rëndësi është se prania e Amerikës, që është një burim korrupsioni në këtë rajon, duhet të marrë fund “, tha ai.


