75 Mall Live Search
16:47 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Publikohen fanellat e reja të PSG-së

PSG ka zbuluar fanellat e reja që do të veshë në sezonin e ardhshëm, të cilat do të jenë nën logon e prestigjiozit Nike.

Fanella e parë nuk ka shumë ndryshim, ndërsa e dyta, ajo që PSG përdor kur është ekip mik, ka vetëm një ndryshim nga ajo e këtij viti.

Uniforma e dytë është me jakë, ndryshe nga ajo e para dhe ajo e këtij viti. Gjithsesi, çudia më e madhe nuk është kjo, por fanella e tretë dhe e katërt.

Në të dy këto uniforma mbizotëron ngjyra lejla. Në fanellën e tretë ka dhe ngjyrë të bardhë të pranishme, ndërsa e katërta ka edhe ngjyrën rozë te krahët.