Publikohen fjalët e fundit të pilotit para se avioni të rrëzohej duke mbytur 71 persona (Foto)
“Kaq e patëm, dreqin jemi të vdekur”, ishin fjalët e fundit të shprehura nga piloti i aeroplanit rus që u rrëzua duke vrarë të gjithë 71 vetë në bord javën e kaluar.
Avioni menjëherë pas largimit nga aeroporti i Mosodës në Domodedevo më 11 shkurt i ishin paraqitur probleme në fluturim.
Dhe biseda e fundit e regjistruar nga kabina e pilotit tregon kapitenin e aeroplanit duke i thënë dëshpërimisht pilotit të tij që të “tërheqë” përpara se avioni të rrëzohej në tokë.
Një transkript i regjistrimeve audio nga kabina e Saratov Airlines Flight 703 midis kapitenit Valery Gubanov dhe bashkë-pilotit Sergei Gambaryan u publikua nga RBC.
Në regjistrim ai mund të dëgjohet duke thënë: “Pse shkon poshtë? Ku? Lartësi! Lartësi! Lartësi! Lart!” ishin fjalët e fundit para se regjistrimi të ndërprehej.
Ky regjistrim nga kutitë e zeza u sigurua nga RBC nga burimet në Agjencinë Federale të Transportit Ajror dhe Komitetin e Aviacionit Ndërshtetëror. /Indeksonline/