75 Mall Live Search
19:58 / E Martë, 15 Prill 2025 / L A

Publikohen formacionet, Dortmundi dhe Barça luftojnë për një vend në gjysmëfinale

Na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes së kthimit të çerekfinales mes Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

“Blaugranat”, shihen si favoritët e kësaj ndeshje pasi që kanë mposhtur bindshëm 4-0, nënkampionin e Evropës, Borussia Dortmundin.

Barcelona, do të luajnë me po të njëjtin formacion sikurse në ndeshjen e parë, ndërsa te Dortmundi do të bëjë disa ndryshime, me lojtarët si Couto, Beier, Gross, Svensson dhe Sule që do të luajnë nga minuta e parë.

Ndeshja do të zhvillohet në “Signal Iduna Park”, në orën 21:00, në të njëjtën kohë sikurse Aston Villa-PSG./IndeksOnline/