Publikohen formacionet e ndeshjes hapëse të Evropianit U17, Shqipëri-Portugali

Shqipëria U-17 do të ngrejë siparin e Europianit U-17, që për herë të parë në histori organizohet në vendin tonë.
Kuqezinjtë do të përballen me Portugalinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Pavarësisht se përballë është një kundërshtar i vështirë, të besuarit e trajnerit Andrea Tedesco synojnë një rezultat pozitiv.
Tekniku kuqezi ka zbuluar edhe titullarët që do të hedhë në fushë për këtë përballje.

Ndeshja e hapëse e Evropianit U-17, Shqipëri-Portugali do të zhvillohet sot në orën 18:00.