Publikohen formacionet zyrtare të ndeshje Llapi – Drita

Sot do të zhvillohen dy ndeshje e fundit të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Podujevës, aty ku Llapi do të jetë nikoqire e Dritës, shkruan IndeksOnline.
Të dyja skuadrat po kalojnë formë të mirë, me Llapin që gjendet në vendin e dytë të tabelës me 19 pikë, një më shumë se Drita që renditet një pozitë më poshtë.
Ndeshja fillon në ora 13:00.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Vokrri, Jashari, Bekteshi. Blakcorri, Namani, Ahmeti, Krasniqi, Cobian, Veliu, Hyseni.
Drita: Smakiqi, B. Krasniqi, Salihu, Vitija, Thaqi, Broja, Jashari, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Tahiri./IndeksOnline/