75 Mall Live Search
14:27 / E Diele, 09 Prill 2023 / Gj. Sh

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Prishtina – Dukagjini

Sot zhvillohen tre ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e 28-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Prishtinës do të jetë nikoqire e skuadrës së Dukagjinit, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, dhe fillon në ora 15:00.

Prishtina është aktualisht në vendin e katërt me 38 pikë, kurse Dukagjini gjendet në pozitën e gjashtë me 35 pikë.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Kolaj; Hamiti, Pllana, Useini, Mici; Pefqeli, Gashi; Hyseni, Krasniqi, Prapashtica; Kryeziu.

Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Basriu, Dallku, Shala; Hugo, Khomutov, Morina; Zulfiu, Santos, Merlaku./IndeksOnline/