Publikohen foto me bikini të princeshës së kurorës Leonor

Një revistë spanjolle ka publikuar një foto me bikini të princeshës së kurorës Leonor. Fotot janë realizuar nga paparacët në plazhin e Uruguait.
Princesha e kurorës aktualisht është duke përfunduar stërvitjen ushtarake në anijen stërvitore “Juan Sebastián de Elcano”. Gjatë një pushimi në bregdet, ajo u pa dhe u fotografua nga paparacët.

Fotot e Leonor me bikini në plazhin e Uruguait u publikuan më pas në kopertinën e revistës “Diez Minutos”.

Familja mbretërore është acaruar tej mase ngase mendon se është shkelur privatësia e princeshës./Indeksonline/
