19:52 / E Hënë, 23 Maj 2022 / LB

Publikohen fotot e dorëzimit të heronjve të Azovstalit, i paqartë fati i tyre

Mediat perëndimore kanë publikuar së fundim fotot e dorëzimit të ushtarëve ukrainas që luftonin në uzinën e metalurgjikut të Azovstalit tek trupat ruse, pas një rezistencë që zgjati për rreth 1 muaj.

Një ditë më parë, autoritetet ruse bënë me dije se më shumë se 2400 ushtarë vendas, një pjesë e të cilëve nga batalioni Azov u dorëzuan, por pa thënë detaje për fatin e tyre apo vendin se ku po mbahen të burgosur.

Në foto shihen ushtarët ukrainas të rreshtuar përballë rusëve ndërsa kontrollohen imtësisht për armë apo ndonjë send tjetër të rrezikshëm, madje disa prej tyre edhe zhvishen.

Beteja për Azovstolin ishte një ndër më të përgjakshmet dhe më intensive në lindje të Ukrainës. Dorëzimi i metalurgjikut, bëri të mundur që Rusia të marrë kontrollin e qytetit port të Mariupolit.