18:27 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Publikohen fotot e takimit të Grenell me liderët politikë të Kosovës

Ambasada Amerikane në Kosovë një ditë pas vizitës së të deleguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar fotografi të takimeve që ky i fundit i pati me liderët e vendit.

Në faqen zyrtare të ambasadaës, përvec fotografite të publikuara nga takimi, thuhet se në vizitën zyrtare të Grenell në Kosovë i njejti u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe drejtuesit e partive në vend,  Albin Kurti, Isa Mustafa, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, dhe Ramush Haradinaj, derisa i njejti në Beograd u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Ana Brnabić..