75 Mall Live Search
21:15 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

Publikohen pamje nga evakuuimi i shtetasit të huaj nga ShKKSh dhe zjarrfikësit

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka publikuar disa fotografi nga operacioni i evakuuimit të një shtetasi të huaj, i cili ishte lënduar me motoçikletë.

Në njoftimin e publikuar nga ShKKSh, thuhet se operacioni ka përfunduar me sukses.

Ndër të tjera, thuhet se aty është dashur të merrnin pjesë edhe zjarrfikësit.

“Operacion me Sukses Pas një operacioni të shpëtimit, në bashkëpunim me Zjarrfikësit e Prizrenit dhe punonjësit e pylltarisë, kemi arritur të lokalizojmë dhe evakuojmë me sukses shtetasit e huaj të lënduar”, thuhet në njoftim./Indeksonline/