Publikohen pamje të reja, momenti kur Batshuayi dhe bashkëlojtari i tij godisnin tifozët në stilin “Kung fu”

Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe si mysafir ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.
Pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një skandal i madh, ku tifozët vendas u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafir, shkruan Indeksonline
Në fushë ndodhi një rrahje e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve të Fenerbahces, madje as policia nuk arriti t’i ndalonte.
Pamjet e reja na tregojnë se si lojtarët e Fenerbahces godisnin tifozët vendas duke e mbrojtur vetën.
Madje ish-lojtari i Chelseat, Michy Batshuayi tregon edhe stila të sportit “Kung fu”, kurse bashkëlojtari i tij, Bright Osayi-Samuel bën stilin e Lorik Canës, në Beograd, duke zënë tifozin e Trabzonit dhe duke e goditur.
Situata është qetësuar dhe tashmë lojtarët janë futur në dhomat e zhveshjes.
Kujtojmë që me këtë fitore, Fenerbahce shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri Galatasaray./Indeksonline/