09:09 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Publikohen pamje të tjera shokuese kur policia qëllon për vdekje një 13 vjeçar në SHBA

Konfrontim i armatosur është cilësuar një vrasje tjetër shokuese në SHBA. Një oficer polici i Chicagos vru një 13 vjeçar pasi e ndjeku nga mbrapa për disa metra.

Adam Toledo u vra në orën 02:30 të mëngjesit me 29 mars. Kamera e ofeicerit që e kishte në trup ka inçizuar tërë momentin.

Në pamjet e videos nuk shihet se 13 vjeçari kishte armë dhe se ai u qëllua kur ngriti duart lart.

Policia ka thënë se po ndiqte nga mbrapa dy persona dhe se njëri nga ta ishte i armatosur./Indeksonline/