Publikohen pamje të veturës që u përdor për grabitje në Suharekë

Policia e Kosovës pas veprimeve hetimore ka gjetur veturën e përdorur nga grupi kriminal në grabitjen e kryer para dy ditëve në një nga argjendaritë më të mëdha në qytetin e Suharekës.
Vetura është gjetur në fshatin Jezerc.
Në anën tjetër, mediat lokale në Suharekë kanë publikuar pamje të veturës e cila është dërguar në stacionin policor të Suharekës.
Lajmin për gjetjen e veturës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë”, thueht në konfirmimun e policisë.
Policia ka bërë të ditur se është duke u bërë ekzaminimi i veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.
Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.
Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.
Nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.