Publikohen pamjet e arrestimit të asambleistit të Vetëvendosjes në Prishtinë dhe droga e konfiskuar me logo të “Louis Vitton”

Policia e Shtetit në Shqipëri ka publikuar pamjet e arrestimit të pesë personave për shitblerje të drogës të llojit ekstazi. Në mesin e të arrestuarve është edhe asamleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci.
Vlera e drogës është rreth 400 mijë euro.
“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Indeksonline/