19:30 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Publikohen pamjet e HTC-së të ri, një javë para publikimit (Foto)

Janë publikuar pamjet e telefonit të ri të kompanisë kineze, HTC U11. Modeli i ri do të ketë ekran 6 inç me përmasa 1080 x 2160 Super LCD3.

Ky model vije me dy kamera, një në anën e djathtë, një anën e majtë. Ai gjithashtu ka USB Type-C për ngarkim të shpejtë dhe një vlerësim IP67 për rezistencën ndaj pluhurit dhe ujit.

Prezantimi i tij do të ndodhë javën e ardhshme ndërsa çmimi i tij do të jetë 510 dollarë./Indeksonline/