09:14 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Publikohen pamjet e para, ja si iu vu flaka sporteleve në Kalimash

Publikohen pamjet e para të sulmit dhe djegies së sporteleve në tubimin e organizuar në Rrugën e Kombit në Kalimash ditën e shtunë, i cili degjeneroi në dhunë e përleshje.

Në pamjet e publikuara nga Report tv, duket momenti kur kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë e deri kur rreth 200 të tillë qëndrojnë para kordonit të policisë i cili është pozicionuar para traut dhe sporteleve ku mblidhen paratë.