10:43 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / AR

Publikohen pamjet e para nga misioni diellor i Indisë

Agjencia indiane hapësinore Isro ka shpërndarë imazhet e para të dërguara nga misioni vëzhgues drejt Diellit.

Anija kozmike Aditya-L1 u nis të shtunën në një udhëtim 1.5 milion kilometra nga Toka, distancë që përbën vetëm 1 për qind të largësisë mes Tokës dhe Diellit. Asaj do t`i duhen do t’i duhen katër muaj për ta përshkuar këtë rrugë, thotë Isro.

Ky mision diellor i Indisë erdhi vetëm disa ditë pasi u bë vendi i parë në botë ë uli me sukses një anije kozmike, Chandrayaan-3 në polin jugor të Hënës, transmeton Indeksonline.

Sot (e enjte) në mëngjes, Isro ndau dy fotografi të bëra më 4 shtator nga një aparat fotografik i montuar në Aditya-L1.

 Një nga imazhet tregon Tokën dhe Hënën në një kornizë, ndërsa Toka duket e madhe e Hëna një grimcë e vogël në distancë.

Një foto e Tokës dhe Hënës e bërë nga Aditya-L1

Kurse fotografia e dytë është një “selfie” që shfaq dy nga shtatë instrumentet shkencore që po mban misioni diellor./Indeksonline/

Një selfie e bërë nga Aditya-L1
Trajektorja e Aditya-L1