08:40 / E Hënë, 20 Maj 2024 / L K

Publikohen pamjet e para nga rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit

Publikohen pamjet me dron nga vendi ku u rrëzua helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian si dhe të gjithë zyrtarët e tjerë në bord.

Pamjet me dron të rrënojave u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane. Agjencia e lajmeve FARS tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët dhe të pyllëzuar..

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se helikopteri ishte plotësisht i djegur. Më herët, një dron turk zbuloi një burim nxehtësie, duke vlerësuar se ishin rrënojat e helikopterit që mbante Ebrahim Raisin dhe “koordinatat u ndanë me autoritetet iraniane”. Anadolu publikoi gjithashtu video me kamerë termike.