Publikohen pamjet e rrëzimit të helikopterit ku vdiq presidenti iranian

Gazeta britanike, “The Guardian” ka publikuar pamje që tregojnë rrënojat e përplasjes së helikopterit në të cilën u vranë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.
Helikopteri u rrëzua në mot me mjegull në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Të vdekur u gjetën edhe shoqëruesit e tjerë të presidentit iranian në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit.
Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të lig.