75 Mall Live Search
19:58 / E Premte, 07 Mars 2025 / FR

Publikohen pamjet kur Gjesti takohet për herë të fundit me Eglin në dhomën e rrëfimeve (VIDEO)

Egli i dha fund aventurës në Big Brother VIP pas afro 80 ditësh dje.

Aspekti shëndetësor qe arsyeja zyrtare e largimit nga shtëpia.

Egli bëri vetëm një reagim në rrjete sociale teksa po e merr kohën e saj për t’u rikuperuar nga kjo aventurë e vështirë në anën psikologjike.

Por, kurreshtja është shumë e madhe për të shtunën me atë që do ndodh.

E një grimcë të asaj, ndjekësit e kanë kuptuar përmes promos zyrtare.

Në dhomën e rrëfimit ka pasur një takim lamtumirës mes shumë emocioneve mes asaj dhe Gjestit, përpara se Egli të largohej përfundimisht nga shtëpia.

‘Mos qaj’, dëgjohet duke i thënë Gjesti – Eglit.

Mes tjerash, është paralajmëruar një mekanizëm i ri i nominimeve në lojë.