Publikohen pamjet/ Momenti kur Trumpi qëllohet me armë
Pamjet të reja janë publikuar nga TMZ. Aty shihet momenti i tentativës për vrasjen e Donald Trumpit.
Duke afruar pamjet e me lëvizje të ngadaltë shihet qartë sesi qitësi vendosi armën dhe tentoi ta vriste atë, transmeton Indeksonline.
Ky klip i cili po bën xhiron e mediave sociale shihet se shumë njerëzit e panë atë teksa donte të krynte veprimin.
Kameramani kapi të gjithë skenën dhe mund të shihni 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks që me sa duket po përpiqej të shtrihej pasi kishte arritur në majë të një ndërtese. Shumë persona e vunë re dhe disa madje u përpoqën verbalisht t’ua tregonin vendndodhjen e tij policëve që po ecnin përreth.
Siç mund të shihet në videon e marrë nga TMZ – Crooks u përball menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët po monitoronin aktin nga një çati tjetër.
Ka video dhe rrëfime të dëshmitarëve okularë që kanë dhënë deklarata por Shërbimi Sekret nuk ka shumë përgjigje të qarta për momentin deri më tani, ata vetëm po thonë se po hetojnë se si arriti të ndodhte kjo./Indeksonline/