75 Mall Live Search
12:47 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / A

Publikohen pamjet nga shpërthimi i bombolës së gazit afër një biznesi në Kaçanik, lëndohet biznesmeni

Janë bërë publike pamjet pas shpërthimit një bombolë gazi në afërsi të një biznesi, pranë pikës së karburantit “Bubeari-Petrol” në Kaçanik.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 dhe ka shkaktuar frikë e panik te qytetarët përreth, për shkak të zhurmës së fuqishme dhe sasisë së madhe të tymit që është përhapur menjëherë pas shpërthimit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Indeksonline, si pasojë e shpërthimit një person ka mbetur i lënduar. Bëhet fjalë për pronarin e kësaj kompanie.

Fatmirësisht, burimet nga terreni bëjnë të ditur se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin më të afërt.

Disa pamje nga faqja lokale e rajonit 05, “Sje kaçanikli, nëse”: