75 Mall Live Search
20:29 / E Martë, 12 Gusht 2025 / Burim

Publikohen pamjet nga vrasja e trefishtë në Gjilan, momenti kur njëri nga të plagosurit kërkon ndihmë

Kosova u trondit ditën e diele nga një vrasje e trefishë që ndodhi në një kafiteri në Gjilan.

Për këtë vrasje në kërkim janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.

Deri me tani nuk është bërë arrestimi I tyre, raporton IndeksOnline.

Gjatë ditës PortaliMagazia ka publikuar pamje të momentit kur dëgjohen të shtënat.

Në njërën video dëgjohen tetë të shtëna me armë zjarri.

Ndërsa në videon tjetër shihet një person që kërkon ndihmë dhe pastaj bie për tokë.

Pamjet janë të rënda dhe nuk preferohen të shikohen nga personat e ndjeshëm. /IndeksOnline/