75 Mall Live Search
13:19 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Publikohen pamjet, Thaçi në Aeroportin e Rinasit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit.

Ai ishte rrugës për Uashington kur u publikua aktakuza, gjë që e detyroi anulimin e vizitës së tij atje.

Thaçi  ka preferuar të kthehej përmes linjës Vjenë – Tiranë.

Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim të tij për aktakuzën e ngritur, por vetëm një shkrim në Facebook: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.

Ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, janë ngritur akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Ora news/