75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 20 Mars 2025 / mp

Publikohen raportet e paaudituara financiare të partive politike në Kosovë, ja sa shpenzuan disa nga partitë më të mëdha

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024.

Këto raporte përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, për marketing, qira e shpenzime të tjera.

Sipas një komunikate, KQZ-ja sqaron se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues.

“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

Këtu i keni raportet për secilën parti veç e veç. https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara

Vetëvendosje

Partia Demokratike e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës