11:19 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Publikohen rezultatet e “Ballon d’or”, ja për sa pikë e mposhti Messi – van Dijkun

Lionel Messi, të hënën u kurorëzua me titullin e futbollistit më të mirë të vitit, duke fituar “Topin e Artë” për herë të 6-të në histori.

Në një garë jashtëzakonisht të ngushtë, ai mposhti mbrojtëisn Virgil van Dijk, transmeton Indeksonline.

“France Football” ka publikuar rezultatet e pikëvë të grumbulluara, pas votimit të gazetarëve nga e gjithë bota.

Messi mori vendin e parë me 686 pikë, ndërsa van Dijk grumbullloi 679 pikë.

Kjo ishte diferenca më e ngushtë në histori të “Ballon d’Or” mes fituesit dhe vendit të dytë.

/Indeksonline/