75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / MSH

Publikohen rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë, i cili u mbajt më 27 qershor.

“Pas gjenerimit të të dhënave, MASHTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%,  Gjeografi  52.9%,  Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa Arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8” thuhet në njoftimin e MASHTI-së.

MASHTI-ja gjithashtu njofton se afati i ankesave është tri dritë, nga data 8 deri më 10 korrik.