Publikohen shifrat, ja sa para do të marr fituesi i Kupës së Botës

Po i vie fundi Kampionati Botëror ”Katar 2022”.
Në program kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje, shkruan IndeksOnline.
Nesër (e shtunë) më fillim nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokos.
Ndërsa të dilen luhet ndeshja kryesore, finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës, e cila do të nis nga ora 16:00.
Tashmë janë publikuar edhe shifrat se sa para do të marrin fituesi i Kupës së Botës dhe tre kombëtaret e tjera.
Fituesi i këtij Botërori do të fitojë 41 milionë euro, kurse nënkampioni do të shpërblehet me 29.2 milionë euro.
Vendi i tretë do të marrë 27 milionë euro, kurse vendi i katërt tre milionë më pak, 24 gjithsej./IndeksOnline/
