75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / k.v

Publikohen videot nga aksioni i policisë për kapjen e 28-vjeçarit në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ghost”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle. 

I. M., 28 vjeç, banues në Likmetaj, Durrës, u kap pas një operacioni të organizuar nga Shërbimet Operacionale të Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Madridit, e cila më 28 dhjetor 2023 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. 

Dënimi maksimal për këto vepra, sipas legjislacionit spanjoll, arrin deri në 26 vite burg. Ndërkohë, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Spanjë.