75 Mall Live Search
13:10 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / Z S

Publikohet agjenda, mësohet ora se kur Kurti takon z.O’Brien

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O’Brien gjatë ditës së sotme do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës së tij ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Mësohet se takimi midis Kurtit dhe O’Brienit pritet të zhvillohet rreth orës 15:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Vizita e O’Brienit në Kosovë vjen pas vizitës së tij që e bëri në Serbi ku edhe zhvilloi takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq./Indeksonline/